UBT News

Shpërthimi i kolerës la të vdekur 750 persona në Malavi

Shpërthimi më i keq i kolerës në Malavi brenda dy dekadash ka lënë të vdekur 750 persona, njoftoi Qeveria, ndërkohë që shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e përshkroi vendin e Afrikës Juglindore si ndër më të goditurit mes epidemive globale të vazhdueshme që janë “më të përhapura dhe vdekjeprurëse se normalja”.

Ministrja e Shëndetësisë e Malavisë, Khumbize Kandodo Chiponda të enjten urdhëroi mbylljen e shumë bizneseve të cilave u mungon uji i sigurt, tualetet dhe objektet higjienike të hedhjes së mbeturinave dhe njoftoi kufizime në shitjen e ushqimit të gatuar paraprakisht.

“Ne vazhdojmë të regjistrojmë një numër në rritje të rasteve në të gjithë vendin, pavarësisht shenjave që është ulur transmetimi i sëmundjes dhe rasteve të vdekjes në disa zona”, tha Chiponda në një deklaratë dhe kërkoi respektimin e masave sanitare dhe higjienike.

Të mërkurën, Chiponda tha se 17 njerëz kanë vdekur nga 589 raste të reja të sëmundjes së ujit që janë regjistruar “në 24 orët e fundit”. Sipas saj, vendi ka regjistruar 22 mijë e 759 raste që nga fillimi i shpërthimit në mars të vitit të kaluar./UBTNews/

Exit mobile version