UBT News

Shpërthimi i cisternës me acid në Minierën e Trepçës, Policia: Rasti është duke u hetuar

Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid në Minierën e Trepçës gjatë ditës së djeshme. Rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.

Për pasojë policia njofton se lëndime kanë marrë 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa dhjetë janë liruar në shtëpi.

Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version