Policia e Kosovës ka thënë detaje për shpërthimin e cisternës me acid në Minierën e Trepçës gjatë ditës së djeshme. Rasti është cilësuar si “lëndim aksidental”.
Për pasojë policia njofton se lëndime kanë marrë 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Prej tyre dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa dhjetë janë liruar në shtëpi.
Rasti është duke u hetuar.