Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës mbrëmjen e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes.
Të paktën katër shpërthime të mëdha rreth orës 03:00 me orën lokale ndriçuan qiellin e natës në Kiev dhe u kapën nga dëshmitarët në video.
Është e paqartë se cilat ishin objektivat e sulmit, apo sa njerëz mund të jenë lënduar apo plagosur.
Shpërthimet erdhën disa orë pasi një shpërthim masiv pranë stacionit qendror të trenit të Kievit tronditi qytetin. Ndodhi shumë afër vendit ku qindra të evakuuar janë strehuar nga bombardimet ruse.
Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se dëmtimi i infrastrukturës u shkaktua nga rrënojat në rënie të një rakete pasi ajo ishte kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Një tubacion kryesor i ngrohjes u dëmtua, shtoi zyrtari, ndërsa kryebashkiaku i Kievit tha se nuk pati viktima.