UBT News

Shpërthime në Kiev; Zelensky u kërkon trupave ruse të dorëzohen

Dy persona u vranë nga një sulm ajror që goditi një ndërtesë banimi në Kiev, njoftoi Shërbimi i Emergjencës Shtetërore i Ukrainës.

Sipas tij, 35 persona të tjerë u shpëtuan.

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit doli me një listë të ndërtesave në kryeqytetin ukrainas, që tha se janë dëmtuar nga bombardimet gjatë natës:

  • Dy ndërtesa banimi me nëntë dhe 16 kate në rrethin Sviatoshinski
  • Një ndërtesë banimi 10-katëshe në rrethin Podillski
  • Një shtëpi private në rrethim Darnitski
  • Pjesë e stacionit të metrosë Lukianivska.

Në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

Exit mobile version