UBT News

Shpërthim në Zubin Potok, shkaktohet zjarr në një ndërtesë të pabanuar

Në Zubin Potok është raportuar se ka ndodhur një shpërthim në mesnatë nga i cili dyshohet se është shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar.

Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ende nuk dihet se nga çka është shkaktu shpërthimi por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, përfundoi Elshani.

Exit mobile version