UBT News

Shpërthim në xhaminë e Afganistanit verior, plagosen katër persona

Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në qytetin Aybak, qendra administrative e provincës Samangan në Afganistanin verior, teksa të paktën katër persona mbetën të plagosur.

Një përfaqësues zyrtar tha se dy banorë vendas vendosën një mjet shpërthyes në xhami gjatë lutjeve të së premtes. Nga mediat e huaja raportohet se një nga autorët e dyshuar është ndaluar.

Një ditë më parë një person kreu një sulm në Kabul para ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Strehimit të Afganistanit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.

Exit mobile version