UBT News

​Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, lëndohen nëntë persona

Sot në tregun e kafshëve në Prizren ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të plagosur nëntë persona. Sipas policisë, dyshohet se të lënduarit kanë pësuar lëndime nga një shpërthim i një granate dore.

“Sot me datë 22.11.2023. rreth orës 04:50, Policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granata dore. Të gjithë të lënduarit janë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia”, konfirmoi zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Exit mobile version