Një granatë dore ka shpërthyer të mërkurën në orët e vona në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Kodrën e Trimave në kryeqytet.
Policia e Kosovës njofton se nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në dy prona dhe në një veturë.
Këtë shpërthim policia e ka quajtur ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.