UBT News

Shpërthim në Francë, së paku shtatë të vdekur

Shtatë persona kanë vdekur në Francën jugperëndimore pas një shpërthimi në një rrugë banimi.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të dielën mbrëma në qytetin Saint-Laurent-de-la-Salanque pranë kufirit spanjoll, thonë autoritetet.

Shpërthimi shkaktoi zjarr në tri ndërtesa të vogla në një nga rrugët kryesore të qytetit Pirene. Trupat e shtatë personave, përfshirë një foshnjë dhe një fëmijë tjetër, janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat.

Një person u lëndua pasi u hodh nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa të paktën tre të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Prokurori publik Jean-David Cavaillé u tha gazetarëve se numri i viktimave mund të rritet./UBTNews

Exit mobile version