Zyrtarët amerikanë konfirmuan se ka ndodhur një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit.
“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Ende nuk dihet për viktima të mundshme. Kur të mundemi do të ofrojmë informacione shtesë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Sipas mediave të huaja, turma të shumta njerëzish po përpiqen të hyjnë në aeroport.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë thotë se presidenti amerikan, Joe Biden është njoftuar për shpërthimin./UBTNews