Një zjarr ka shpërthyer në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Zjarrfikësit iu kanë përgjigjur rastit dhe situata është nën kontroll.
Ndërkohë, KEDS-i ka njoftuar se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, thuhet në një njoftim të KEDS-it.