Pamjet e mediave lokale tregojnë një re masive tymi që ngrihet nga toka si dhe një rrjedhë të konsiderueshme llave në vendin që është rreth 30 kilometra nga Reykjaviku.
Sipas një gazetari të AFP-së, tymi mund të shihet nga rruga që lidh kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar, me makina të tërhequra dhe njerëz që bëjnë foto.
“Ka tre çarje me lavë që rrjedhin në të gjitha drejtimet”, tha për AFP Thorvaldur Thordarson, profesor në vullkanologji në Universitetin e Islandës.
Ai shtoi se të çarat janë në total rreth 200 deri në 300 metra të gjata dhe “është një shpërthim me intensitet të ulët, efuziv”.
Kjo do të thotë se “nuk po shkakton kërcënime të përhapura për shkak të aktivitetit shpërthyes”, por “nëse shpërthimi vazhdon për një kohë mjaft të gjatë, ai mund të jetë një kërcënim për infrastrukturën”.
Mijëra tërmete të vogla u regjistruan në zonë në javën para shpërthimit, duke sinjalizuar se magma nën tokë po lëvizte dhe një shpërthim ishte i pashmangshëm.
Autoritetet islandeze këshilluan të mos udhëtohet në vend, që ndodhet në terren të vështirë pa lidhje rrugore, përpara se të vlerësonin situatën./UBTNews/