UBT News

Shpërthen një granatë dore në Dardani, dëmtohen tri vetura

Një granatë dore ka shpërthyer sot në orët e para të mëngjesit në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas Borovcit persona të lënduar s’ka, por janë dëmtuar tri vetura.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një veturë është  dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,  dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci.

Exit mobile version