Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër tregtare në Ferizaj. Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi. Rastin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë së Ferizajt, Emin Beqiri.
“Shpërthimi ka ndodhur dhe shkak dyshohet të jetë një bombolë gazi. Deri tani 26 persona janë të lënduar. Gjashtë nga ta janë përcjell për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë”, tha Beqiri.
Beqiri mes tjerash bëri të ditur se në mesin e 26 personave të lënduar janë edhe dy fëmijë./EO