UBT News

Shpërthen magazina e fishekzjarrëve, një i vdekur dhe dy të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, për pasojë ka humbur jetën një punëtor dhe është plagosur rëndë vajza e tij 20-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë raportohen të zhdukur.

Vajza e tij 20-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda në 85% të trupit, nuk do të mund të shpëtojë sipas mjekëve. Shpërthimet, të cilat ndodhën në gjashtë magazina, vazhduan gjatë gjithë natës, duke lëshuar re tymi dhe duke penguar ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje.

Një 60-vjeçar dhe djali 22-vjeçar i pronarit ndodheshin në vendngjarje në momentin e incidentit. Ende nuk dihet fati i tyre. Rreth 150 banorë lokalë u evakuuan, ndërsa të tjerë preferuan të kalonin natën në makinat e tyre në mënyrë që të mund të mbronin shtëpitë e tyre në rast zjarri. Për shkak të këtij incidenti, më i rëndi i këtij lloji në Bullgari në vitet e fundit, ekspertët kërkuan ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve në vendin ballkanik për të festuar përvjetorë apo me rastin e ndonjë feste tjetër./UBTnews/

Exit mobile version