UBT News

Shpërthen ebola në Kongo, vdiq një 51-vjeçar

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongo-s konfirmuan një rast me ebola të shtunën, në qytetin Mbandaka, në provincën veriperëndimore Equateur.

Ky është shpërthimi i tretë i ebola-s në provincë që nga viti 2018 dhe i 14-ti me radhë qysh prej vitit 1976.

“Koha nuk është në anën tonë”, deklaroi Matshidiso Moeti, drejtor regjional i OBSh-së në Afrikë.

Deri më tani, vetëm një rast është konfirmuar, sipas OBSh-së. Pacienti ishte një 51-vjeçar, të cilit iu shfaqën simptomat nga 5 prilli. Ai kërkoi trajtim në një institucion shëndetësor lokal pas pothuajse një jave. Pastaj ai u dërgua për trajtim mjekësor në një qendër trajtimi të Ebola-s më 21 prill në kujdes intensiv, por vdiq gjatë asaj dite, konfirmoi OBSh.

Vaksinimi kundër ebola-s pritet të fillojë gjatë ditëve në vijim./UBTNews/

Exit mobile version