UBT News

Shpërthen COVID-i në Mont Everest, raportohet për 100 të infektuar

GORAKSHEP, SOLU KHUMBU, NEPAL - 2019/09/15: Tents set up at Everest Base Camp on Khumbu glacier, Mt. Everest behind covered by monsoon clouds. (Photo by Frank Bienewald/LightRocket via Getty Images)

Së paku 100 alpinistë dhe pjesëtarë të stafit mbështetës janë infektuar me COVID-19 në malin Mont Everest. Kështu deklaroi një guidë, ndonëse zyrtarët e Nepalit mohuan të ketë raste të infektimeve me COVID-19 në malin më të lartë në botë.

Lukas Furtenbach i Austrisë, deklaroi të shtunën se një prej gjashtë guidave të tij të huaj dhe gjashtë guida nepalezë kanë dalë pozitivë me koronavirus.

“Për të gjitha rastet e konfirmuara për të cilat jemi në dijeni – që janë konfirmuar nga pilotët, doktorët dhe liderët e ekspeditave – kanë teste pozitive dhe ne mund t’i konfirmojmë këto raste”, tha Furtenbach./UBTNews

Exit mobile version