12 persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi brenda një objekti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, njoftoi ajo./UBTNews