UBT News

Shpërthejnë protestat në Siri pas djegies së pemës së Krishtlindjes

Protestat kanë shpërthyer në Siri pas djegies së një peme Krishtlindjes pranë qytetit të Hamas-it. Ngjarja ndodhi në qytetin Suqaylabiyah, një zonë me shumicë të krishterë, kur disa persona të armatosur dhe të maskuar vunë zjarrin në pemën e Krishtlindjeve që ishte ekspozuar në sheshin kryesor. Protestuesit kanë dalë në rrugë në të gjithë vendin, duke kërkuar që sundimtarët e rinj islamikë të mbrojnë pakicat fetare.

Në Damask, një grup protestuesish mbante kryqe dhe flamuj sirianë, duke brohoritur “ne do të sakrifikojmë shpirtrat tanë për kryqin tonë”. Ata kërkuan lirinë për të jetuar besimin e tyre të krishterë në Siri, siç kishin bërë në të kaluarën.

Ky incident ka ndodhur pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad në duar të forcave rebele, dhe ka ngritur shqetësime për mbrojtjen e pakicave fetare dhe etnike në vend. Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili ka një të kaluar xhihadiste dhe një të tashme islamiste, është ngarkuar me administrimin e disa pjesëve të Sirisë, por ka premtuar mbrojtjen e të drejtave të pakicave./UBTNews/

Exit mobile version