Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.
Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.
Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.