UBT News

​Shpërndahet Kuvendi, Haradinaj: Propozuam 21 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve parlamentare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai pas takimit me të parën e vendit tha se kanë propozuar që data e zgjedhjeve të parakohshme të jetë më 21 dhjetor.

Haradinaj u shpreh kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Sot u nënshkrua dekreti i shpërbërjes së Kuvendit nga ky takim fillon edhe koha e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.. Kemi propozuar që të jetë dita e zgjedhjeve parlamentare 21 dhjetor, mendojmë se në këtë mënyrë do të fitojmë së paku një javë kohë vazhdimeve buxhetore që duhet të ndodhin.. Periudha e para vitit të ri sepse pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është e çmuar e familjeve tona jo vetëm e pushimit por edhe bashkimeve familjare, është një arrogancë nga politika deri në ofendim me shpallë zgjedhjet me 28 dhjetor e që pastaj me vazhdu me mbet me numërime e rezultate”, tha Haradinaj.

Sido që të jetë data, Haradinaj tha se AAK-ja do të garojë e vetme.

Sido qe të jete në cilën do datë AAK-ja është e përgatitur dhe do të shkojmë të vetëm”, tha ai.

Tutje Haradinaj tha se është për qeveri të opozitës dhe nuk do të këta ndryshim për Qeverinë Kurti./KP

Exit mobile version