UBT News

Shpenzimet ushtarake u rritën në nivel rekord si pasojë e luftës në Ukrainë

Shpenzimet ushtarake globale u rritën në një nivel rekord vitin e kaluar për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Lufta shkaktoi rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë tri dekada më parë, tha të hënën një institut udhëheqës që analizon konfliktet dhe armatimet.

Shpenzimet ushtarake botërore u rritën me 3.7% në terma realë në vitin 2022 në 2.24 trilionë dollarë, njoftoi në një deklaratë Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Pushtimi rus i Ukrainës, që filloi në shkurt të vitit të kaluar pas disa vitesh tensione në rritje, ka nxitur vendet evropiane të forcojnë mbrojtjen e tyre./UBTNews/

Exit mobile version