Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar indeksit të transparencës të publiuar nga KDI, sipas të cilit, Prishtina është 100% transparente.
“KDI ka prezantuar sot Indeksin e Transparencës 2020, si pjesë e projektit të USAID-it për transparencë në qeverisjen lokale”.
“Me këtë rast, për herën e tretë me rradhë, Kryeqyteti u vlerësua me notën maksimale, si 100% transparente”.
“Rruga e vetme drejt qeverisjes së mirë, është hapja karshi qytetarëve dhe publikimi i të gjitha shpenzimeve dhe kontratave që i bën secila komunë, ashtu siç i publikon Kryeqyteti, Prishtina”, shkruan Ahmeti./ubtnews