Në Kuvendin Komunal të Podujevës u mbajt seanca solemne e pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.
Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e të parit të kësaj komune. Bulliqi me këtë rast ka thënë se do tu përmbahet të gjitha premtimeve të bëra gjatë fushatës.
Në zgjedhjet e 29 nëntorit që u mbajtën në Podujevë fitoi Bulliqi me 51.9% të votave./UBTNews