Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën mbrëma në Llapashticë të Podujevës.
Viktimë në këtë rast mbeti, 44 vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës.
“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë”, thuhet në kërkesën e organeve të rendit drejtuar qytetarëve./D.B/EO