Odat e Profesionistëve Shëndetësore (OPSH) sot kanë bërë shpalljen e Ftesës për ofertë për konkursin e projektit ideor për monumentin përkujtimor (obelisk) për nderë të profesionistëve shëndetësor.
Iniciativa për ngritjen e një obelisku në nderim të punës dhe sakrifices së punëtorëve shëndetësorë ndër vite, u ndërmor nga Kryetari i OMK-së, qysh në Tetor 2020. Pas dhënies së mbështetjes për një iniciativë të tillë nga ana e Këshillit Drejtues të OMK-së u bë thirrje për bashkëpunim dhe përkrahje nga Odat tjera të Profesionistëve Shëndetësorë ku edhe ato u shprehën të gatshme për të bërë ç’është e nevojshme për realizimin e këtij projekti.
Odat e Profesionistëve Shëndetësor (OPSh), pas dakordimeve të detaleve të projektit, i janë drejtuar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me kërkesën për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e këtij obelisku.
Ky projekt ka gëzuar menjëhere përkrahjen e Kryetarit të Komunës dhe kështu në muajin maj 2021, Kuvendi Komunal i Prishtinës aprovoi projektin dhe ndau parcelën e kërkuar nga OPSH-të.
Ju ftojmë që për shkak të natyrës humane të këtij projekti të kontriboni edhe Ju duke na mundësuar shpalljen e kësaj Ftese për ofertë pa pagesë në mediat Tuaja!
Do të ju jemi shumë mirënjohës në rast se do të gëzonim përkrahjen e Juaj për mediatizimin e këtij konkursi, përmes të cilit do të kontribonit në ndërtimin e një vepre arti të vërtetë.