UBT News

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetë provinca për tre muaj pas rritjes së numrit të viktimave.

Presidenti turk tha se numri i viktimave deri më tani është 3 mijë e 549.

“Ne po i shpallim dhjetë provincat tona ku ndodhi tërmeti si zona fatkeqësish. Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit mund të kryhen shpejt”, ka thënë Erdogan.

Ai njoftoi rreth planeve për të shfrytëzuar hotelet në Antalia si strehimore emergjente për të pastrehët si pasojë e tërmetit./UBTNews/

Exit mobile version