UBT News

Shpallet gjendja e katastrofës natyrore në New York dhe New Jersey

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shpalli gjendjen e katastrofës natyrore në zonat më të goditur nga uragani “Ida” në New York dhe New Jersey, duke mundësuar në këtë mënyrë dhënien e ndihmës financiare nga qeveria federale.

Ndihma do të shkojë për individët dhe bizneset në 11 rajone në New York dhe New Jersey, ku shirat dhe përmbytjet shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Pas këtij vendimi që iu vjen në ndihmë personave të prekur, presidenti Biden ka vendosur të vizitojë personalisht zonat e përmbytura./A2

Exit mobile version