UBT News

Shpallet aktgjykimin kundër një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se i akuzuari S.Q. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e tre muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit.

“Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q., ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, thuhet po aty. 

Exit mobile version