I akuzuari për vrasjen Agonis Tetajt, Shaban Gogaj është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia.
Agonis Tetaj është qëlluar me armë zjarri më 23 shtator të vitit 2018 në vendin e tij të punës nga Shaban Gogaj, djali i pronarit të firmës ku ishte angazhuar tashmë i ndjeri.
Më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt
Trupi gjykues, në shpallje të aktgjykimit, e kishte rikualifikuar veprën penale me të cilën akuzohej Gogaj, nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.
Pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 e kishte kthyer lëndën në rigjykim.
Apeli kishte vlerësuar se Themelorja nuk i ka vlerësuar në masë të duhur të gjitha provat të cilat e karakterizojnë çështjen penale.