UBT News

Shpallet aktgjykimi kundër dy personave të akuzuar për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar se është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për veprën penale “Dhunimi”.

Sipas gjykatës, i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Edhe i akuzuari D.RR është shpallur fajtor, i cili është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjetësh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të pandehurve A.O dhe D.RR, siç është bërë e ditur në komunikatë, iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të marrë formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa do iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

“Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450) euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Exit mobile version