Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryesia e partisë ka vendosur që në këtë parti të ketë zgjedhje të reja për kryetar dhe kryesi.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Abdixhiku u shpreh se ky proces për këtë parti është festë, pasi e konsiderojnë si vlerë. Ai tha se procesi do të nisë më 1 qershor dhe përfundon në shtator të këtij viti.