Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpalli sot tre fituesit e Çmimit Nobel në Kimi për vitin 2024. Çmimi është ndarë në mënyrë të barabartë mes David Baker për “dizajnin llogaritës të proteinave”, dhe gjysmën tjetër, Demis Hassabis dhe John M. Jumper, për “parashikimin e strukturës së proteinave”.
Këta shkencëtarë do të ndajnë një çmim monetar prej 11 milionë korona suedeze, që përkon me rreth 1,000,000 euro.
Çmimi Nobel në Kimi është dhënë që nga viti 1901 dhe deri tani ka pasur 115 laureatë. Para fituesve të këtij viti, çmimi i mjekësisë u dha shkencëtarëve amerikanë Victor Ambrose dhe Garry Ruvkun për zbulimin e mikro ARN-së, një parim thelbësor që rregullon aktivitetin e gjeneve.
Së shpejti do të shpallen edhe fituesit e tjerë të çmimeve Nobel: emri i laureatit për Letërsi do të publikohet të enjten në Stokholm, ndërsa më 11 tetor do të shpallet fituesi i çmimit Nobel për Paqe në Oslo. Çmimi Nobel në Ekonomi do të bëhet i ditur më 14 tetor, gjithashtu në Stokholm. Ceremonitë e ndarjes së çmimeve do të zhvillohen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, themeluesit të këtij çmimi./UBTNews/