UBT News

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, 21 komuna në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

KQZ-ja mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se këto institucione kanë vendosur për të gjitha ankesat.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Zgjedhjet lokale u mbajtën më 17 tetor, kurse raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 14 nëntor.

Exit mobile version