UBT News

Shoqërohen në Polici dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Dy zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë shoqëruar në Polici për intervistim. Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani.

Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar në polici nën dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës para disa ditësh ka zhvilluar aksione në disa qytete në Kosovë, ku me dyshimin për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë ka arrestuar mbi 20 persona./UBTNews

Exit mobile version