UBT News

Shoqëria Mbretërore në Angli: Katër objekte që bënë historinë e shkencës

Një nga gjetjet e para shkencore që u nënshkrua nga një grua është tashmë për herë të parë e qasshme në internet për publikun.

Përshkrimet e Martha Gerrish për yjet në vitin 1734 bashkohen me zbulimet nga Isaac Newton, gjuetarët e fosileve viktoriane dhe fotografët pionierë. Dokumentet janë digjitalizuar nga institucioni shkencor Royal Society në Londër.

Në rreth 250 mijë dokumente tani mund të keni qasje në internet duke mbuluar gjithçka nga vëzhgimet e klimës, historia e ngjyrave, mënyra e përcjelljes së energjisë elektrike dhe kafshët.

Letra e parë e nënshkruar nga një grua

Në vitin 1734, një grua që jetonte në New England e quajtur Martha Gerrish i shkroi Shoqërisë Mbretërore se kishte parë një pamje të rrallë astronomike të quajtur Parhelion, një fenomen optik që shfaqet në qiell si dy aureolë pranë diellit.

Kjo ishte dhe letra e parë në arkivin e revistës së Shoqatëse quajtur Transaksionet Filozofike, që dihet se është dërguar nga një grua në emrin e saj pasiqë shumica e grave në atë kohë kishin qasje të kufizuar në arsimin formal dhe nuk konsideroheshin intelektualisht të barabarta me burrat.

Një vizatim nga Martha Gerrish e cila nënshkroi letrën drejtuar Shoqërisë Mbretërore me emrin e saj. Zonja Gerrish e pranon se ka çekuilibër në letrën të cilën e shkroi: “Nëse kjo do të vinte nga një dorë mashkullore, besoj se do të ishte një dhuratë e pranueshme për Shoqërinë Mbretërore”.

Në letër thuhet se gratë kanë kontribuar në shkencë me shekuj të tërë edhe kur puna e tyre nuk ishte publike, shpjegon historiania e Shoqërisë Mbretërore, Louisiane Ferlier.

Dinozaurët viktorianë

Gjuetari i dinosaurëve, Gideon Mantell dërgoi vizatime të detajuara nga zbulimet që ai bëri në vitin 1849 1849 nga fosilet e dinosaurëve në bregun Jurasik, në Anglinë jugore. Në fakt, disa nga vizatimet u realizuan nga gruaja e tij, shpjegon bibliotekari i Shoqërisë Mbretërore, Keith Moore, dhe ato ishin thelbësore për t’u treguar shkencëtarëve të tjerë atë që ishte zbuluar para se të shpiket fotografia.

Vizatimet e fosileve të dinosaurëve ishin thelbësore si për koleksionistët ashtu edhe për anatomistët, të cilët u përpoqën të kuptojnë se si kockat përshtaten për të formuar një kafshë.

Zbulimi i Uranit

Hidhni një sy kësaj letre origjinale që u shkrua nga shkencëtari i cili zbuloi planetin Uran. Në vitin 1782, William Herschel i shkroi një letër Shoqërisë duke i thënë se ka zbuluar një planet të ri të rëndësishëm të sistemit diellor.

Herschel përdori një teleskop të ri të fuqishëm dhe “papritmas ai gjeti diçka të re, planetin e parë të zbuluar në historinë moderne”. Por nëse Herschel do të kishte të drejtë, ne do ta quanim planeti Uran, diçka krejtësisht ndryshe. Ideja ishte ta emëronte atë “Georgium Sidus”, sipas mbretit George III.

Eksperimentet e hershme të fotografisë

Shumë kohë para se telefonët inteligjentë dhe kamerat digjitale të shfaqeshin kudo, shpikësit në vitet 1830 dhe 1840 po eksperimentonin me ide të reja. Disa nga këto përpjekje për të realizuar imazhe të reja u dërguan në Shoqërinë Mbretërore.

Një novator, William Henry Fox Talbot, shkroi në vitin 1839 se ai mendoi se kishte zbuluar diçka që mund të kishte “shumë aplikime të dobishme dhe të rëndësishme”.

Gjithashtu, kjo është dëshmi se si shpikjet ndonjëherë mund të ndodhin përmes dështimit, shpjegon biblitekari Moore.

I frustruar nga aftësitë e tij të dobëta në vizatim, Talbot u përpoq të shpikte një mënyrë të re për të kapur fotografi. Krahas këtyre katër gjetjeve, Shoqëria Mbretërore një nga organizatat kryesore shkencore në botë ka mijëra objekte të tjera të mbledhura qëkur u themelua në vitin 1660./UBTNews/

Exit mobile version