UBT News

Shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Para fillimit të seancës së 45-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të zgjatjes së procesit të konstituimit të institucioneve.

Në protestën simbolike u shfaqën pankarta me mesazhe të qarta si: “Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, “Konkurs për deputetë të rinj” dhe “Institucionet nuk janë për pazare”, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve për krizën institucionale.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 45-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Exit mobile version