Shoqata Sindikale e Punëtorëve të N.P.L. Prishtina Parking Sh.A. sot ka paralajmëruar një protestë paqësore pranë objektit të kësaj ndërmarrje.
Sipas njoftimit për media, kjo shoqatë I ka disa kërkesa suke filluar nga ngritja e pagës, pagesa e shujtës ditore, etj.
“Me datën: 16.07.2024. I është dorëzuar kërkesa me shkrim ku janë cekur kërkesat konkrete për ngritje page dhe fillimin e pagesës së shujtës ditore, është cekur edhe lajmërimi i protestës në rast se mos realizimit të kërkesës dhe jemi neglizhuar. Përveç pagës punëtorët kanë edhe shqetësime të tjera, të cilat do të jepen nesër në protestë. Kjo protestë vjen si shprehje e pakënaqësisë së rritjes së vëllimit të punës, zgjatjes së orarit të punës në Departamente të caktuara, premtimeve të pa plotësuara, inflacionit, shtimit të detyrave dhe përgjegjësive në Departamente të caktuara, si dhe ndër më e rëndësishmja është neglizhimi i disa kërkesave ligjore të parashtruara deri më tani për të cilat nuk kemi pranuar përgjigje (vendime) konkrete”, përfundon njoftimi.