Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ditë më parë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, ka mirëpritur për vizitë përfaqësues të Shoqatës “KORABI” në Itali, të cilët në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj UBT-së i ndanë mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë ndërvite.
Shoqata “KORABI” ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me UBT-në, duke e parë shumë të rëndësishëm për gjeneratat e reja dhe për krijimin e hapësirave për ta, për të shkëmbyer dhe përfituar përvoja të reja.
UBT vlerëson partneritetin me shoqatën “KORABI”, duke konsideruar se partneritete të tilla u mundësojnë studentëve të UBT-së njohjen me kultura të reja, krijimin e përvojave të ndryshme, si dhe mundësi unike për të marrë praktikat më të njohura ndërkombëtare.