Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve janë duke dorëzuar padinë për anulimin e vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me çmimoren për disa kategori të udhëtarëve dhe pas dorëzimit të padisë do të japin detaje për hapat e tjerë në konferencë para mediave.
Ata kanë paralajmëruar se do t’i shkruajnë edhe ambasadave të QUINT-it, pasi sipas tyre politika po ndërhynë në Shoqatën e Transportuesve.