Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ua ka dhuruar çelësin e një zyre të siguruar për nevojat e Shoqatës së të Pagjeturve.
Çelësin e pranoi Bajram Qerkini, i cili falënderoi kryetarin Rama duke kërkuar që të bëhet sa më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Kurse Rama tha se do të angazhohen maksimalisht që t’u dalin në ndihmë këtyre familjeve.