Sot do të varroset shoferi i cili vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, Naser Sylmetaj.
Lajmin e ka bërë të ditur familja Sylmetaj përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.
I ndjeri do të varroset në fshatin Gërcinë të Gjakovës, në ora 19:00.
Njoftimi:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë aksidentalisht në moshën 47 vjeçare bashkëshorti, babai dhe vëllai ynë i dashuri, Naser Sylmetaj.
Varrrimi i të ndjerit bëhet me datë 28.07.2021 ( e mërkurë) në ora 19:00 në varrezat e fshatit Gërcinë.
Theksojmë se trupat e kufomave janë nisur nga Kroacia për në Kosovë, e në msin e tyre është dhe i ndjeri, Naser Sylmetaj.