Drejtuesit e Tesla-s thonë se janë mbyllur në makinat e tyre pasi një ndërprerje goditi aplikacionin e prodhuesit të makinave, përcjell UBT News.
Dhjetra pronarë të kësaj firme postuan në mediat sociale pasiqë kishin parë një mesazh ‘error’ në aplikacionin celular, e kjo po i pengonte ata të lidheshin me automjetet e tyre.
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, iu përgjigj personalisht një ankese të një shoferi në Korenë e Jugut, duke i bërë replikë në Twitter: “Jemi duke kontrolluar”. Më vonë ai shtoi se aplikacioni do të kthehej përsëri online.
Aplikacioni Tesla përdoret si çelës nga drejtuesit për të zhbllokuar dhe për të ndezur makinat e tyre.
Pronarët postuan një mori ankesash në internet pasiqë nuk ishin në gjendje të përdornin automjetet e tyre.
Rreth 500 përdorues raportuan një ‘error’ në aplikacion rreth orës 16:40 ET të premten, sipas sajtit DownDetector. Pesë orë më vonë, pati pak më shumë se 60 raportime.
Pas kësaj, Musk kërkoi falje dhe shtoi se do të marrin masa për të siguruar që kjo të mos ndodhë më./UBTNews/