UBT News

Shmangni ndërhyrjet plastike, pesë mënyra si të dukeni të reja

Procesi i të rriturit është më se normal, por nuk e përjetojmë të gjithë njësoj. Ka njerëz që e kanë ankth rritjen dhe e fshehin moshën. Nga ana tjetër ka njerëz që e përjetojnë mirë rritjen, pasi me kalimin e kohës janë vetëzhvilluar me eksperiencat dhe përvojat që kanë kaluar. Megjithatë, ne do ju listojmë pesë mënyra, se si të dukeni më rinore, gjithmonë, pa ekzagjërime dhe pa modifikuar identitetin që ju përcakton.

1. Kushtojini vëmendje flokëve
Gjatë rritjes, shumica e grave i lyejnë flokët për të mbuluar thinjat, megjithatë kini kujdes të mos i bëni shumë të errëta ose shumë të çelëta. Tonet e florinjta, si kafe e çelët, i japin ndriçim fytyrës dhe ju bëjnë të dukeni më të freskëta.

2. Mos harroni korrektorin
Korrektori është një produkt bazik për shkëlqimin e fytyrës. Vendoseni atë me një tampon në sy, por edhe në fund e buzës së sipërme.

3. Shmangni ndërhyrjet plastike
Shesh herë ndërhyrjet plastike kanë dhënë rezultat të kundërt, nga ai që kërkohet. Besojini artit të makijazhit dhe theksoni sytë tuaj me tone shumë të lehta në qepallën e lëvizshme dhe një më të errët në këndin e jashtëm.

4. Përdorni fondatinë të lëngshme
Nëse keni përdorur fondatinë kompakte, tani është koha ta ndryshoni atë. Fondatina e lëngshme i jep lëkurës ndriçim, do të dukeni rinore dhe në të njëjtën kohë të embela për orë të tëra.

5. Kremi kundër diellit bën mrekulli
Kurrë mos dilni nga shtëpia pa kremë dielli. Dielli është armiku më i madh i lëkurës dhe një nga faktorët kryesor në plakjen e fytyrës. Indeksi i lartë i mbrojtjes dhe aplikimet e shpeshta do të bëjnë diferencën.

Exit mobile version