UBT News

Shmangia e kësaj pijeje ndihmon në uljen e kolesterolit

Nëse në familjen tuaj keni anëtarë me kolesterol të lartë dhe nëse nuk i kushtoni vëmendje asaj që hani dhe pini, jeni në rrezik për këtë gjendje.

Nëse tashmë jeni diagnostikuar me kolesterol ose e dini se jeni në rrezik të zhvillimit të sëmundjes, mund të bëni disa ndryshime në dietën tuaj për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.

Dietologia Kim Javic thotë se fibrat, yndyrat e pangopura dhe frutat e perimet mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

“Këto ushqime dhe lëndë ushqyese mund të eliminojnë kolesterolin ose të bllokojnë përthithjen e tij”, tha ajo për Eat This.

“Nga ana tjetër, marrja më e lartë e kalorive totale, yndyrave të ngopura dhe sheqerit mund të rrisë prodhimin e kolesterolit LDL (të keq) dhe triglicerideve, dhe në të njëjtën kohë të ulë nivelin e kolesterolit HDL (të mirë)”, shtoi ajo.

Sheqeri është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar kur bëhet fjalë për kolesterolin, veçanërisht pijet e pasura me sheqer.

“Një dietë e pasur me sheqer do të ulë kolesterolin HDL dhe do të rrisë nivelet e triglicerideve dhe do të rrisë prodhimin e kolesterolit LDL. Kjo është arsyeja pse heqja e pijeve me sheqer është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të mbajtur kolesterolin brenda kufijve të shëndetshëm”, tha Javic.

Nëse e keni zakon të pini pije të tilla, zvogëloni sasinë e tyre gradualisht.

“Zakonisht i këshilloj klientët e mi që të fillojnë duke zëvendësuar një pije të ëmbëlsuar me sheqer me ujë, kafe të zezë apo çaj pa sheqer”, thotë dietologia.

Pasi ta keni përvetësuar këtë ndryshim, bëjeni me një pije tjetër gjatë ditës e kështu me radhë derisa t’i eliminoni plotësisht nga dieta juaj.

Exit mobile version