Analisti malazez, Ljubomir Filipoviq ka thënë se ka marrë kërcënime të hapura për “persekutim institucional”, pas artikullit të tij të fundit që hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi. Ai përmes një postimi në X ka bërë të ditur se kërcënimet i ka marrë nga “Alo”.
“Dhe tani po i marr këto kërcënime të hapura për “persekutim institucional” nga ‘Alo’, një tabloid i lidhur me shërbimin sekret shtetëror serb. Pse? Për shkak të artikullit tim të fundit akademik për NSF Journal që po hedh dritë mbi operacionet e ndikimit të Rusisë dhe Serbisë në Mal të Zi”, ka shkruar ai në X.