UBT News

Shkrimi i keq i mjekëve, shkak i vdekjeve të pacientëve

Kur flitet për shkrimin e mjekëve, shpesh flitet si me shaka, dhe ka edhe batuta të ndryshme, mirëpo nuk e dimë se sa serioze është kjo punë, pasi për disa është çështje jetë a vdekje.

Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë në SHBA, fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërtimin e barnave nga shkrimi i keq i mjekëve, shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA, transmeton Klankosova.tv.

1.5 milion njerëz dëmtohen vetëm prej recetave me shkrim të keq të mjekëve, shkurtimeve dhe ngatërrimit të dozave nga farmacisti që e lexon.

Gabimet e mjekëve mbajnë vendin e tretë në botë për vdekjet e pacientëve, shto këtu edhe problemin e farmacistëve në deshifrimin e recetave, do ta kuptoni pse njihni personalisht aq shumë raste njerëzish që kanë gjetur vdekjen ose janë përkeqësuar për shkak të gabimeve të mjekëve.

Exit mobile version