Katër të burgosur të tjerë që ishin në gjendje kritike pas një zjarri në burgun Evin të Teheranit kanë vdekur, duke e çuar numrin e të vdekurve në tetë në atë që Irani e ka përshkruar si një përpjekje për të ikur nga burgu.
Autoritetet thanë se katër të burgosurit e parë vdiqën nga thithja e tymit të zjarrit masiv, por një deklaratë nga gjyqësori nuk sqaroi shkakun e vdekjes për katër të tjerët, duke thënë se ata u “lënduan pas përleshjeve mes të burgosurve dhe zjarrit”.
Të tetë të burgosurit e vdekur u burgosën për krime të lidhura me vjedhje, sipas gjyqësorit, i cili tha se familjet ishin informuar, por nuk bëri të ditur identitetin e individëve, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Në deklaratë u tha gjithashtu se 70 të burgosur u shpëtuan dhe gjashtë të tjerë mbeten të shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme dhe në përmirësim.
Burgu Evin, i cili është kritikuar vazhdimisht nga qeveritë perëndimore dhe grupet e të drejtave dhe është futur në listën e zezë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në vitin 2018 për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” dhe është vendi ku mbahen shumë të burgosur politikë dhe të sigurisë, duke përfshirë shtetas të dyfishtë.
Por zjarri që shpërtheu të shtunën nuk preku drejtpërdrejt krahët në të cilët mbaheshin të burgosurit politikë, sipas autoriteteve dhe familjeve të disa prej të burgosurve që morën telefonata prej tyre.
Sipas një raporti të televizionit shtetëror iranian, shkaku i incidentit ishte një tentim ikjeje nga burgu, gjë që çoi në përleshje midis të burgosurve dhe përfundimisht në zjarr.