Së paku 201 persona janë raportuar të vdekur nga vërshimet në Nepal dhe në rajonet indiane të Keralas dhe Uttarakhandit deri të premten.
Në Nepal numri i viktimave u rrit në 104 pasi u raportuan edhe 27 raste të reja të vdekjes që nga e mërkura në mbrëmje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punësve të Brendshme.
Nepali u përball me reshje të dendura të hënën pasi një sistem i shtypjes së ulët të ajrit u formua në Indinë veriore, duke sjellë lagështi nga Gjiri i Bengalit.
Në rajonin verior indian, Uttarakhan së paku 70 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve. Rrethi Nainital në Uttarakhand ishte më i prekuri dhe përbën rreth gjysmën e vdekjeve./UBTNews